Page 106 - Demo
P. 106


                                    LAKIMI I EMRAVE NË NUMRIN NJËJËSErjona përshkruan atë që sheh në figurë:- Një xhup është vendosur në varëse. Pranë tij ndodhet një jelek. Një pallto është e fundit në radhë.Emrat xhupi, jeleku dhe palltoja, në fjalitë e mësipërme janë shkruar në forma të ndryshme. Krijoni fjali me ta dhe dalloni forma të tjera të këtyre fjalëve.MBAJ MENDFormat e ndryshme që marrin të njëjtët emra në fjali, quhen rasa. Emri kapesë rasa: emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren, rrjedhoren.Tërësia e ndryshimeve që pëson emri kur vendoset nëpër rasa, quhet lakim.Altini thotë:- Xhupi im është vendosur në varëse. Jeleku i Besmirit vjen pas tij.Palltoja e Lindës është e fundit në radhë. Ajo vjen pas jelekut të Besmirit, qëndodhet mes xhupit tim dhe palltos së Lindës.EMRA NË TRAJTËN E PASHQUARNjë xhup (një nga xhupat e tjerë)Një jelek (një nga jelekët e tjerë) Një pallto (një nga palltot e tjera)EMRA NË TRAJTËN E SHQUARXhupi (xhupi i Altinit)Jeleku (jeleku i Besmirit) Palltoja (palltoja e Lindës)Tabela e lakimit të emrit xhupi në numrin njëjësRasa Pyetjet ShembujTrajta e pashquar Trajta e shquaremërore Cili? (një) xhup xhupigjinore I/e cilit? i/e (një) xhupi i/e xhupitdhanore Cilit? (një) xhupi xhupitkallëzore Cilin? (një) xhup xhupinrrjedhore Prej cilit? prej (një) xhupi prej xhupit104Njohuri për gjuhën
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110