Page 108 - Demo
P. 108
Dikur Dielli ishte një kalë i zjarrtë që ecte me revan në pyll.Një ditë pa një gjuetar që, i habitur, tendosi harkun për të qëlluar me shigjetë, por pastaj u ndal. Gjuetari mendoi: “Më mirë të mos e qëlloj, duket prej zjarri!”. Dhe e hoqi shigjetën nga harku.Pastaj shkoi te një plak i urtë dhe i tha:− Pashë një kalë shumë të bukur prej zjarri. Çfarë do të jetë, vallë?Plaku i urtë iu përgjigj:− Ai është Angiunu, Dielli!Edhe Angiunu e kishte parë gjuetarin dhe mendoi:“Po vazhdova të endem nëpër pyll, herët a vonë gjuetari do të më qëllojë. Më mirë të shkoj larg ku asnjë shigjetë të mos më arrijë”.Dhe kështu u ngjit lart, gjithnjë e më lart në qiell.Por jo gjithmonë qëndron atje lart. Ka ditë kur kali i zjarrtë kthehet në pyll e lëshohet revan, por larg njerëzve, që të mos e qëllojnë.PËRSE DIELLI ËSHTË NË QIELLÇfarë ishte Dielli kohë më parë?Si veproi gjuetari kur pa kalin e zjarrtë?Çfarë foli gjuetari me plakun e urtë?Pse kali i zjarrtë u ngjit lart në qiell?Pse nuk shfaqet herë pas here Dielli në qiell? LEXOJ DHE KUPTOJ Njëherë e një kohë njerëzit besonin se Dielli ishte një kalë i zjarrtë. Ata mendonin kështu, sepse:nuk dinin të shpjegonin pse Dielli herë pas here ndërronte vend; Dielli shkëlqente e ngrohte fort.REFLEKTOJVizato një kalë të zjarrtë: Diellin e dikurshëm!SHKRUAJFjalë të rejarevan − vrapi i kalit me hapa të vegjël e të shpejtë.tendos − shtri fort, tërheq.Marrë e përshtatur nga: “Përralla dhe legjenda nga bota”106Lexojmë

