Page 110 - Demo
P. 110
Ishte njëherë një nënë që kishte shtatë fëmijë. Për të shtatë fëmijët duheshin shumë gjëra: shtatë palë veshje, shtatë palë këpucë, shtatë shtretër. Por nëna e varfër nuk kishte aq shumë gjëra për ta. Kur erdhi dimri, ajo nisi të qepë nga një palë këpucë për të shtatë fëmijët e saj, por, në fund, iu mbaruan penjtë dhe lëkura për njërën nga këpucët e më të voglit të fëmijëve.Për fat, fëmija i vogël ende nuk kishte filluar të ecte, kështu që nëna mendoi se me një këpucë do t’i mbante njërën këmbë ngrohtë, ndërsa për tjetrën do të mundohej të gjente diçka.Në mbrëmje, ajo i vendosi të gjitha këpucët pranë portës.Një yll i vogël kaloi aty pranë dhe i pa këpucët që përtej xhamave të portës. U kënaq duke i parë, pasi ato ishin të reja. Papritur, vuri re se ishte një këpucë më pak. Dhe ishte më e vogla nga këpucët që mungonte.I shkreti Pal, si do të bënte për të ecur nëpër botë me një këpucë! Mos vallë kishte ndonjë problem në këmbë?Ylli i vogël u afrua pranë shtratit të Palit, i cili ishte në gjumë të thellë. Këmbët e tij të bardha kishin dalë pak jashtë mbulesave. Ylli i vogël i pa me kujdes këmbët e vogla të Palit, të cilat dukej sikur i thoshin:“Hë, si të dukemi? Nuk i meritojmë një palë këpucë të bukura për hapat tanë të parë mbi dhé?”I shkreti yll, edhe ai nuk kishte ndonjë pasuri të madhe, por u kujtua se kishte një rrotëz peri me fije të argjendtë dhe për tërë natën qepi një palë këpucë shumë të bukura për vogëlushin.KËPUCA PREJ ARGJENDI108Lexojmë

