Page 113 - Demo
P. 113
Shëno me ose me .Dimri kishte qenë shumë i ftohtë, me erë dhe ngricë. Në fund të shkurtit, të gjitha lulet çelën. Pemët dhe lulet nuk guxonin të hapnin gjethet dhe sythat e tyre. Pema e bajames guxoi e para të çelte lulet. Pema e bajames shndriti nga lulet e bardha. Drita e diellit i shndërroi lulet e bajames në ngjyrë të kuqe. Në fillim të pranverës, pema e bajames mbulohej me lule të bardha në rozë të çelët. Pema e bajames lajmëronte njerëzit për ardhjen e verës.Po ti, a je guximtar/guximtare? Na trego një histori kur je treguar guximtar/guximtare. Nënvizo me ngjyra të ndryshme hyrjen dhe mbylljen e kësaj historie.LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJSHKRUAJHISTORIA E BAJAMESDimri kishte qenë shumë i ftohtë: dëbora, ngrica dhe era për muaj të tërë kishin zotëruar tokën. Kaloi shkurti, por asnjë lule nuk guxonte të çelte, asnjë gjethe nuk kishte fuqi të hapej.– Po erdhi era e acartë morëm fund, – thoshin bimët e strukura në ngrohtësinë e nëntokës.– Këtu ndihem mirë, – thoshte sythi, duke u dridhur së ftohti në degë.– Këtë vit do të vazhdojmë të flemë, – përsëritnin lule vjollcat.Por një pemë që lartësohej mbi një kodrinë tha: – Do ta provoj unë dhe nëse lulet do të thahen nga acari, s’prish punë, do të nxjerr të tjera.Dhe një mëngjes, nxori lulen e parë. Nuk bënte edhe aq ftohtë. Fill pas së parës nxori edhe një tjetër, pastaj edhe një tjetër. Shumë shpejt pema shndriti e tëra nga lulet e bardha. Drita e agimit e vështroi pemën dhe në shenjë mirënjohjeje për guximin i dha ngjyrat e saj. Petalet e bardha u shndërruan në një rozë të lehtë.Nga ajo ditë, çdo vit, në të dalë të dimrit pema e bajames mbulohet me lule të bardha në rozë të çelët dhe i lajmëron njerëzit se pranvera është në prag.F. Lorenzini111Lexojmë

