Page 114 - Demo
P. 114


                                    URA E FËMIJËVENa ishte njëherë një lumë i madh. Në të dyja anët e këtij lumi jetonin dy fshatarë: njëri në anën e djathtë të lumit, tjetri në anën e majtë të tij. Të dy fshatarët ishin të veçuar nga njëri-tjetri. Nuk njiheshin, nuk flisnin.Një ditë, kur dielli shkëlqente lart në qiell dhe të gjithë ngroheshin nën rrezet e tij, dy fëmijët e vegjël të fshatarëve ishin afruar në anët e lumit.− Sikur të isha rosë dhe të mundja të kaloja në anën tjetër, − fliste me vete njëri.− Sikur të isha peshk dhe të mundja të kaloja në anën tjetër, − murmuriste tjetri.Kështu, një ditë, kur uji i lumit ishte pakësuar, të dy fëmijët u hodhën në lumë dhe filluan të notonin, gjersa u takuan në mes të tij. Ata nisën të tregojnë historitë e banorëve në të djathtë dhe në të majtë të lumit. Një ditë tjetër, fëmijët u takuan përsëri në mes të lumit.112Lexojmë
                                
   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118