Page 117 - Demo
P. 117
1 Dëgjo me vëmendje porositë e gjyshes së përrallave. Ngjyros ato porosi që ti i zbaton gjatë leximit.2 Si duhet lexuar teksti? Çfarë ndodh në rast se nuk e ke mendjen te teksti që po lexon?3 Si mendon, pse nuk duhet të lexosh kur je i lodhur?4 Ku të pëlqen të lexosh? Përshkruaj vendin ku ndihesh më mirë gjatë leximit.5 Pyet shokun ose shoqen tënde për mënyrën se si lexon. Çfarë mban parasysh kur lexon? 6 Diskutoni rreth të përbashkëtave dhe ndryshimeve që keni në mënyrën e të lexuarit.7 Po ti, çfarë porosie do t’i jepje shokut ose shoqes tënde në lidhje me leximin? POROSITË E GJYSHES Zgjidh gjithmonë një vend të përshtatshëm për të lexuar. Sa më rehat të ndihesh, aq më mirë do të lexosh.Teksti lexohet me sy, por edhe me mend në kokë! Në rast se nuk e ke mendjen te teksti që po lexon, në fund nuk ke për të kuptuar gjë prej tij.Nëse je shumë i lodhur, mos fillo të lexosh. Fillimisht çlodhu, pastaj lexo!...dhe gjyshja e la librin mënjanë, vështroi fëmijët dhe iu dha disa porosi. Të gjitha porositë ishin për një qëllim të vetëm: për të lexuar sa më mirë! 123115Dëgjojmë

