Page 118 - Demo
P. 118
Një ditë Hëna vrapoi pranë nënës së saj dhe i tha:– Nënë e dashur, ah, sa do të dëshiroja të kisha edhe unë një fustan!– Vogëlushja ime e shtrenjtë, – e përkëdheli e ëma. – Shkojmë te rrobaqepësi. Ai do të marrë masën dhe do të të qepë fustanin.Hëna shkoi te rrobaqepësi. Ai i mori masën dhe e porositi që të dukej pas pesë ditësh. Vrapoi Hëna pas pesë ditësh te rrobaqepësi. Provoi fustanin, por nuk i bënte: i rrinte i ngushtë, dhe i shkurtër. Jo, Hëna nuk mund ta vishte atë fustan.“Unë kam gabuar, kur kam marrë masën”, – mendoi rrobaqepësi dhe i mori përsëri masë të re.– Hënë, eja pas pesë ditësh, – i tha ai.Vrapon Hëna pas pesë ditësh. Rrobaqepësi i provon fustanin. Ai përsëri nuk i bën Hënës. I rri i ngushtë dhe i shkurtër. Jo, Hëna nuk mund ta vishte atë fustan.– Eh, siç duket, përsëri kam gabuar, – mori frymë thellë rrobaqepësi. – Më duhet të prish çdo gjë dhe të filloj nga e para.Ai iu lut Hënës të mundohej edhe një herë pas pesë ditësh.PSE HËNA NUK KA FUSTAN116Lexojmë

