Page 119 - Demo
P. 119


                                    PSE HËNA NUK KA FUSTANKaluan pesë ditët. E ndryshoi të tërë fustanin rrobaqepësi. Ja, në qiell, drejt tij rrëshqet Hëna krejt e rrumbullakët. E pa me kujdes rrobaqepësi Hënën dhe u habit: fustani përsëri nuk do t’i vinte për shtat. Ajo ishte bërë shumë e madhe dhe e rrumbullakët.Rrobaqepësi kryqëzoi duart dhe i tha:– Jo bijë, jo, nuk mund të të pres fustan. Ti një herë shfaq çerekun e trupit, herën tjetër gjysmën, pastaj tërë trupin. Një herë je e vogël, herën tjetër e madhe. Jo, ty kurrë nuk mund të të marr masën për fustan.Dhe kështu Hëna mbeti pa fustan.Fjalë të rejado të marrë masën – do të matë përmasat e trupit.i vinte për shtat – i bënte.Gjeni në internet fotografi të ndryshme me pamjet e hënës. Me fotografitë më të bukura, bëni një album. VEPRIMTARI Shëno me  ose me .Hëna dëshironte të kishte një fustan.Nëna propozoi t’ia qepë vetë fustanin Hënës.Kur Hëna bëri provë fustanin pas pesë ditësh, ai i rrinte i ngushtë dhe i shkurtër.Rrobaqepësi kishte gabuar në marrjen e masës.Kur bëri provë fustanin për herë të dytë, ai i rrinte i gjerë dhe i gjatë.Herën e fundit që shkoi te rrobaqepësi, fustani i rrinte shumë bukur.Hëna mbeti pa fustan. Pse Hëna mbeti pa fustan? Si mund ta zgjidhte ndryshe rrobaqepësi këtë problem?  Shkruaj një mbyllje tjetër për këtë përrallë.LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJSHKRUAJShqipëruar nga Xhevat Beqaraj117Lexojmë
                                
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123