Page 12 - Demo
P. 12
PUSHIME DHE...Pushimet e verës janë ditët më argëtuese të vitit. Nga deti në mal e nga mali në liqen, vendi ynë i ka të gjitha. Kudo që shkojmë, freskia, qetësia, ajri i pastër dhe bukuritë e natyrës na bëhen shokë të pandarë. 1 Dëgjo/lexo tregimin e Andit për pushimet verore, duke mbajtur shënime të shkurtra për ato që të bëjnë më shumë përshtypje. Gjatë pushimeve verore bëra mjaft gjëra interesante, për shembull, lexova disa nga librat për të cilët na kishte folur mësuesja. Gjithashtu, lexova edhe dy libra që m’i këshilloi daja. Gjatë këtyre pushimeve u kënaqa, sidomos kur shkova me familjen në Sarandë. U lava në ujërat e Jonit dhe u theka aq shumë në diell, sa mami ngeli duke thënë: “Andi, do të përcëllohesh, futu në çadër”. Nëse dikush më pyet se cila ishte ndodhia më e bukur e këtyre pushimeve, i përgjigjem menjëherë: “Loja me shokët e plazhit në rrëshqitësen ujore!”2 Trego veprimet që ka kryer Andi gjatë pushimeve verore, duke u mbështetur në shënimet që mbajte. Diskuto rreth tyre.3 Po ti, si i kalove pushimet? Cila ishte e veçanta e pushimeve të tua?4 A ngjanin ndopak pushimet e tua me ato të Andit? Trego të përbashkëtat dhe ndryshimet e pushimeve të tua me ato të Andit.10Dëgjojmë

