Page 126 - Demo
P. 126


                                    GJETHJA E PEMËS, ERA, RREZET E DIELLITNjë gjethe peme iu lut një ditë erës:− Erë, moj erë! Eja e këputi të gjitha shoqet që kam rreth e rrotull, se më mërzisin! Shushurijnë shumë e më shurdhojnë veshët. Bobo, ç’po heq! S’i duroj dot më! Dua të jem e qetë, e lirshme, e vetme në degë! Eja, pra, eja e këputi! Të lutem!− Mirë, moj e dashur, i këpus, po se mos pendohesh... − Aspak! Ç’është ajo fjalë! Vuuu-vuuuu, fryu era dhe i këputi të gjitha gjethet e tjera: Kërtap, kërtap!− Ja, − i tha gjethes që donte të rrinte vetëm në degë, – ta bëra qejfin!− Faleminderit, faleminderit! – ia ktheu gjethja e gëzuar dhe u rehatua.Vërshëlleu prapë era: Vuuu-vuuuu… Dhe fluturoi larg. Kapërceu fushat. Kapërceu malet…Të nesërmen dita gdhiu me qiell të kaltër. Pak e nga pak, lindi një diell i shkëlqyer.Rrezet e tij përvëluese ranë pingul mbi gjethen, që donte të rrinte vetëm mbi degë.− Obobo, ç’bëni kështu?! − u bërtiti ajo rrezeve e çuditur dhe e trazuar. − Ju po më digjni! Po më përvëloni! U çmendët?124Lexojmë
                                
   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130