Page 127 - Demo
P. 127
Shkruaj cilësitë e gjethes së pemës. Ngjyros në tekst fjalët ose fjalitë ku tregohen këto cilësi. Shkruaj një mbyllje tjetër për këtë histori.SHKRUAJÇfarë i kërkoi erës gjethja e pemës?Pse nuk i donte shoqet e veta ajo?Si u ndie gjethja e vetme në pemë?Ç’ndodhi të nesërmen kur lindi dielli?Po tani, si u ndie gjethja e pemës? Çfarë kërkoi ajo?LEXOJ DHE KUPTOJ Çfarë mendimi ke për gjethen e pemës? Po të ishe ti era, a do t’i kishe këputur gjethet e pemës? Pse? Si të duket mbyllja e kësaj historie?REFLEKTOJLuani pjesën në role.VEPRIMTARI− Jo, nuk u çmendëm dhe nuk po të djegim, − ia kthyen ato, po ashtu të duket ty, se nuk i ke pranë shoqet e tua, që shushurinin dhe të freskonin.U tremb dhe u drodh gjethja e pemës që donte të rrinte vetëm në degë.U pendua dhe thirri në çast erën. − Erë, moj erë, eja e sillmi prapë shoqet e mia, se po digjem, po përvëlohem! Ato shushurinin dhe më freskonin. Eja, të lutem, eja shpejt!Por era nuk ia sillte dot. Ajo kalonte andej, por e kishte të pamundur t’ia kthente shoqet gjethes. Ramadan PasmaçiuFjalë të rejashushurijnë – (gjethet) bëjnë një zhurmë të lehtë dhe të vijueshme kur dridhen nga era. gdhiu – zbardhi, nisi të bjerë drita e parë e mëngjesit.ranë pingul − ranë nga lart poshtë në vijë të drejtë.125Lexojmë

