Page 129 - Demo
P. 129


                                    Në mbrëmje Ariu u kthye. Kur pa Mashën, ai u gëzua. – Sa mirë që erdhe tek unë, – i tha. – Tani do të rrish me mua përgjithmonë. Do më ndezësh zjarrin, do të më gatuash dhe do të kujdesesh për shtëpinë.Masha u trishtua, por nuk kishte se çfarë të bënte. Filloi të jetonte në shtëpinë e Ariut. Ndërkohë që ditët kalonin, ajo filloi të mendonte se si mund të largohej nga Ariu. Pasi u mendua mirë e mirë, një ditë i tha Ariut:– Do të më lejosh të shkoj një ditë në fshat? Dua t’u çoj ndonjë gjë të mirë gjyshërve.– Jo, – ia ktheu Ariu. – Mund të humbasësh përsëri në pyll. M’i jep mua ato që dëshiron t’u çosh. E mbaroj unë këtë punë.Ariu nuk mund t’i jepte përgjigje më të mirë.Përgatiti, disa ëmbëlsira, mori një shportë të madhe dhe i tha Ariut:− Kam futur disa ëmbëlsira në këtë shportë. Të lutem, shko te gjyshërit për t’ua çuar. Vetëm bëj kujdes, mos e hap shportën dhe mos i ha ëmbëlsirat. Unë do të ngjitem në majë të atij lisit atje dhe nuk do të t’i ndaj sytë. – Mirë, – tha Ariu, – ma jep shportën.Masha i tha: – Shih njëherë përjashta, ndoshta bie shi.Kur doli Ariu, Masha u fut menjëherë në shportë, u mblodh brenda saj, duke mbajtur sipër kokës pjatën me ëmbëlsira.Ariu u kthye, mori shportën dhe u nis për në fshat. Ec e ec mes përmes pyllit, Ariu u lodh. Ndaloi dhe mendoi: “Ky është vendi i duhur për të ngrënë një ëmbëlsirë”.Mirëpo, sapo ndaloi, dëgjoi zërin e ëmbël të Mashës:– Të pashë! Mos i prek ëmbëlsirat! Janë për gjyshërit.127Lexojmë
                                
   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133