Page 130 - Demo
P. 130


                                    “E çuditshme, sa larg arrin të shohë ajo. Paska hipur aq lart në pemë, sa arrin të më shohë. Qenka vajzë e zgjuar. Më mirë të nxitoj që ta kryej këtë porosi, se me Mashën nuk u bëka shaka”, – mendoi ariu. E pa që s’kishte nga ia mbante dhe vazhdoi rrugën.Pas një rruge të gjatë, Ariu mbërriti në fshat. Ai gjeti shtëpinë e gjyshërve të Mashës dhe trokiti në derë.Ndërkohë që priste pas dere, iu sulën qentë. Ata vraponin dhe lehnin nëpër oborr. Ariu u tremb dhe iku nga sytë këmbët, duke e lënë shportën në oborr.Gjyshërit e Mashës dëgjuan zhurmë dhe dolën jashtë. Ata panë shportën dhe e hapën menjëherë. Nuk arrinin t’u besonin syve. Brenda saj ishte Masha, shëndoshë e mirë. Gjyshërit fluturonin nga gëzimi. Ata e puthën dhe e përqafuan me mall mbesën e tyre.Shëno me  ose me .Masha është një vajzë bionde me sy blu. Ajo u kërkoi leje gjyshërve për të shkuar në pyll me shoqet. Gjyshërit nuk e lejuan të shkojë në pyll. Masha humbi rrugën në pyll. Ajo u strehua në shtëpinë e rojës së pyllit. Ariu e lejoi Mashën të kthehej në shtëpi. Masha gjeti një zgjidhje për t’u kthyer në shtëpi. Masha u fsheh në shportën e ëmbëlsirave. Ariu hëngri ëmbëlsira nga ato të shportës. Ariu e la shportën në oborrin e shtëpisë së gjyshërve. Masha u përqafua me mall me gjyshërit. Po ti, a arrin të gjesh zgjidhje në çastin e duhur? Trego një rast.Ke parë ndonjë seri të filmit vizatimor “Masha dhe Ariu”? Të ka pëlqyer? Pse? Shkruaj një mbyllje tjetër për këtë përrallë. Vizato pyllin ku humbi Masha.LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJSHKRUAJSillni në klasë DVD me seritë e filmit vizatimor “Masha dhe Ariu”. Shikoni së bashku disa seri të filmit, duke përdorur një video-projektorVEPRIMTARI128Lexojmë
                                
   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134