Page 138 - Demo
P. 138


                                    Dhe shpezët udhëtarë fluturuan,me shtërg e dallëndyshe, gjithë ç’qenë,veç harabeli vendit nuk po luan,ai nuk ia beson kurrkujt folenë.Livadheve të korrura fluturon,me sqep në bar kërcen e vërshëllendhe duket se me shokët kuvendon,dhe duket se diçka përreth s’e gjen.Dhe sytë e vegjël hedh përmbi zabel,vështron sesi mërgohet shpezëria,por s’di të thotë zogu harabel:- Të çmendur ju, pse ikni nga shtëpia?Dritëro AgolliHARABELIFjalë të rejashpezë – shpendë.shtërg – lloj zogu.livadh – lëndinë, arë me bar.zabel – pyll i vogël e i dendur a pjesë pylli e ndarë më vete.mërgoj – largohem nga vendi i lindjes drejt një vendi tjetër për arsye të ndryshme. Cilët shpendë u nisën në fluturim?  Shëno me  se cili shpend nuk lëvizi nga vendi. LEXOJ DHE KUPTOJ  Çfarë bën harabeli i vetmuar? Si duket ai? Çfarë vështron me habi harabeli? Cilat janë fjalët që harabeli u drejton shokëve?136Lexojmë
                                
   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142