Page 139 - Demo
P. 139


                                     Poezia ka një kuptim të parë. Ky kuptim ka lidhje me dy veprime të kundërta të shpendëve. Plotëso: Shpendët në vende të tjera.  Harabeli në folenë e tij. Diskutoni rreth këtyre veprimeve që shprehin kuptimin e parë të poezisë.Pyetje ndihmëse: Si e kupton fjalën shtegtim? Cilët shtegtojnë? Në ç’stinë shtegtojnë? Përse shtegtojnë shpendët? Si mendon, pse nuk shtegton harabeli? Poezia ka edhe një kuptim të dytë. Ky kuptim lidhet me njerëzit. Edhe njerëzit largohen nga shtëpia për të punuar dhe për të jetuar në vende të tjera. Plotëso: Disa njerëz në vende të tjera.  Shumë njerëz në vendin e tyre. Po ti, a ke të afërm që kanë shkuar për të punuar dhe për të jetuar në vende të tjera? Diskuto me shokët përse mund të kenë migruar ata. REFLEKTOJGjeni në internet fotografi me zogj të ndryshëm dhe krijoni një album me to.VEPRIMTARI Gjej stinën për të cilën flet vjersha, duke nënvizuar nëpër vargje fjalët që e tregojnë atë. Shkruaj strofën që të pëlqen më shumë. SHKRUAJ Të merr malli për të afërmit që ke larg? Na trego se çfarë u thua kur i takon. Po para se të nisen sërish në udhëtim?137Lexojmë
                                
   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143