Page 141 - Demo
P. 141


                                    Kujt i kushtohen këto vargje?Si përshkruhet natyra e Shqipërisë? Si ndihet Naimi përballë kësaj pamjeje të Shqipërisë?Pse ndihet krenar ai?Po ti, a je gjendur ndonjëherë para një pamjeje të tillë? Si je ndier?A të ka ndodhur të jetosh, qoftë edhe për pak ditë, jashtë vendit? Si je ndier? Për çfarë të ka marrë malli më shumë? Shkruaj pesë fjali për atdheun.LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJSHKRUAJO malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë,fushat e gjera me lule që ju kam ndër mend ditë e natë.Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj të kulluar,çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruarDo të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,O vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni…Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqipëtar,zemrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.Naim FrashëriBAGËTI E BUJQËSIGjeni dhe sillni në klasë poezi të tjera që flasin për atdheun.VEPRIMTARIFjalë të rejabregore – vend i ngritur, kodër e vogël.gërxhe – shkëmbinj të mprehtë e të thepisur.i kulluar – i kthjellët, i qartë.e dëfreni – e argëtoni.ma gatove – ma edukove, ma brumose, ma mësove.Naim Frashëri është një nga poetët më të mëdhenj shqiptarë. Kur i ka shkruar këto vargje, ai jetonte dhe punonte jashtë vendit (ishte i mërguar). 139Lexojmë
                                
   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145