Page 143 - Demo
P. 143


                                     Për cilët njerëz dëshiron poeti të gatuajë një bukë të madhe, të madhe?  Si do të jetë kjo bukë? Mes cilëve do të ndahej kjo bukë? Cila do të jetë dita më e lumtur në histori?Diskuto me shokët dhe shoqet për jetën e fëmijëve që vuajnë nga varfëria dhe luftërat. Nëse do të kishe mundësi, çfarë do të bëje për ta?LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJNëse do të mundesha të ndërtoja një furrë,do të gatuaja një bukë të madhe, të madhe,për ata njerëz që për disa ditë,nuk kanë ngrënë fare.Një bukë më të madhe se Dielli,koreartë e erëmirësi vetë luledielli.Një bukë, ashtu, të pjekur mirë, për t’u ngrënë në Mali e Kili,për të varfër, pleq, zogj e fëmijë,që t’u ngjallë shpresë e lumturi.Do të vijë ajo ditë,ajo ditë kur nuk do të ketë më uri,dita më e bukur në histori!Xh. RodariBUKAMe ndihmën e mësueses, mblidhni përbërësit e nevojshëm për të gatuar bukë dhe biskota të ndryshme. Të gjithë së bashku përgatitini ato dhe çojini pranë qendrës së fëmijëve në nevojë që ndodhet më afër jush.VEPRIMTARIFjalë të rejakoreartë – me kore si në ngjyrë të artë, e pjekur mirë.Kili – shtet që ndodhet në Amerikën e Jugut.Mali – shtet që ndodhet në Afrikë. 141Lexojmë
                                
   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147