Page 145 - Demo
P. 145
Ciceron na merr përdore,udhët na trego;shekuj, armë dhe stërgjyshër,ti nga gjumi zgjo.Te kjo enë e vogël balte,një e fshehtë rri;te kjo thikë e hershme guri,rron një histori.Shih sa bukur mozaiku,art të madh zbulon;kokës së një luftëtaritrupi i mungon.Kur të dalim në na pyetshin,ku ishim dhe ç’pamë:- Folëm ilirisht do themi,me të parët tanë.Xhevahir SpahiuVIZITË NË MUZEUN HISTORIK Fëmijët po shkojnë: në muze; në teatër; në ekskursion. Fëmijët njihen me: objektet e muzeut; me lojëra të ndryshme; me librat e vjetër. Fëmijët shikojnë: një mozaik; një luftëtar; bust patrioti. Fëmijët krenohen me: ilirishten; me lashtësinë e vendit të tyre; të dyja bashkë. Po ti, a ke shkuar në muze? Na trego se çfarë të ka bërë më shumë përshtypje. Zgjidh një objekt muzeu, përshkruaje me katër fjali dhe vizatoje.LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJSHKRUAJMësoni vjershën përmendsh. Recitojeni bukur atë.VEPRIMTARIFjalë të rejamuze – vendi ku ruhen objekte të ndryshme me vlerë historike.ciceron – ai që shoqëron vizitorët dhe u jep shpjegime në një muze.shekull – një periudhë kohe prej njëqind vjetësh.mozaik – figurë që bëhet me copëza shumëngjyrëshe guri, xhami, metali etj.ilirisht – gjuha e popullsisë së Ilirisë, që njihet si paraardhëse e popullit shqiptar. 143Lexojmë

