Page 149 - Demo
P. 149


                                    Në ç’vend kemi lerë?Ku na bëjnë nderë?– Në Shqipëri.Po njeriu vetë, Cilin do në jetë?– Do vendin e tij.Ku i duket balta,Më e ëmbël se mjalta?– Në Shqipëri.Ku rron me shpresë,Ku kërkon të vdesë?– Në vendin e tij.Ku mund të gëzojë Dhe me nder të rrojë?– Në Shqipëri.Përse të punojë Dhe të lakmojë?– Për vendin e tij.Andon Zako ÇajupiKU KEMI LERË?Në çdo strofë të kësaj poezie, Çajupi bën pyetje që u jep përgjigje. Kujt ia ka kushtuar poeti këto vargje?Nga cilat fjalë e kuptojmë këtë?Si mendon, pse poeti i jep të njëjtën përgjigje çdo pyetjeje që bën?  Ndahuni në grupe dhe zgjidhni nga një fjalë. Ndërtoni sa më shumë pyetje që të kenë përgjigje fjalën që zgjodhët. Fiton grupi që gjen më shumë pyetje. Sa strofa ka kjo poezi? 2 3 5 6 Sa vargje ka çdo strofë? 2 3 4 8 Nënvizo me ngjyrë të njëjtë rrokjet e fundit të vargjeve, të cilat janë të njëjta. LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJSHKRUAJRecitojini vargjet në grupe dyshe. VEPRIMTARIkemi lerë – kemi lindur.nder – respekt.lakmi – dëshirë e madhe dhe përpjekje me të gjitha fuqitë për të kryer një punë a për të rregulluar diçka.Fjalë të reja147Lexojmë
                                
   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153