Page 151 - Demo
P. 151


                                    Po ti, a ke qenë në qytetin e Gjirokastrës? Si të është dukur ai?Si i kupton vargjet:Eh sa pak flet me gojë,eh sa shumë flet me çekan.REFLEKTOJKush ka qenë në Gjirokastër,te kalaja kush është ngjiturdhe ka parë rrugët e pastradoemos që është habitur.Lart në Qafën e Pazarit,pesë rrugë janë takuar,eh sa bukur që të pestasi qilima janë shtruar.Thonë njerëzit me habi:Gjithë këta qilima guri,të qëndisur bardhë e zi,vallë ç’avlëmend i thuri?!Bashkë me shokët e vet,i gdhend gurët xhaxhi Simi,në mes të shiut a mes vapës,gurë-gurë shtrohet qilimi.Xhaxhi Simi është mjeshtër,dhe në gjoks medalje mban,eh sa pak flet me gojë,eh sa shumë flet me çekan.Tasim GjokutajQILIMI PREJ GURI Për cilin qytet flet kjo poezi? Sa rrugë takohen në Qafën e Pazarit? Si duken këto rrugë? Kush i gdhend gurët që duhen për të ndërtuar rrugët? Çfarë tregon medalja që mban xhaxhi Simi?LEXOJ DHE KUPTOJ Bëni një video ose album me pamje nga qyteti i Gjirokastrës.VEPRIMTARIFjalë të rejaqilim – shtrojë me përmasa të ndryshme, prej leshi, pambuku etj., që punohet në vegjë.avlëmend – vegël e madhe prej druri që përdoret për të endur pëlhura. gdhend – bëj të rrafshët me thikë a me daltë sipërfaqen e një druri, të një guri a metali.mjeshtër – punëtor i përgatitur që ushtron një zanat të caktuar. medalje – pllakëz e rrumbullakët prej metali me ndonjë figurë a mbishkrim, e cila i jepet dikujt për merita në punë, në gara sportive, në konkurse etj. 149Lexojmë
                                
   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155