Page 152 - Demo
P. 152
DHURATA E GJYSHITNjë pemë e vogël rritet në oborrme duart e mia e kam mbjellë,ende e brishtë, ende e hollëpo pres pranverën sythet t’ia çelë.Gjyshi fidanin ma solli dhuratëkur u largua vera e nxehtë,si shokë të ngushtë të dy bashkëi dhamë kopshtit më shumë jetë.Gjethet e blerta kur t’ia shohzemra fort do të më gëzojë,dashuria e gjyshit që më ngrohpemën krejt do ta gjethojë.Vjeshta prapë kur të vijëngjyrat gjetheve do t’ua ndërrojë,porse e hijshme pema jonëjetë e mot do të qëndrojë.Erina Çoku150Lexojmë

