Page 158 - Demo
P. 158
2 Tregoju shokëve të grupit, përmbajtjen e një libri që të ka pëlqyer. Mos e trego titullin e librit. Përpiqu të mos i thuash emrat e personazheve. Kërko nga shokët që të gjejnë librin për cilin bëhet fjalë.3 Edlirës i pëlqen shumë të lexojë libra. Kur ka ditëlindjen, prindërit dhe shoku i saj Denisi, i dhurojnë gjithmonë libra. Pasi i lexon, ajo i vendos në bibliotekën e saj. Herë pas here, kthehet dhe i shfleton librat që ka lexuar. Ajo kujton me kënaqësi historitë e shkruara në faqet e tyre. Po ty, a të dhurojnë libra? Kush është personi që të dhuron më shumë libra? Pse?Po ti kujt i dhuron libra? Si ndihesh kur merr dhuratë një libër? Po kur e dhuron?4 Arditi mori në bibliotekën e shkollës një libër. Ai duhej ta kthente pas shtatë ditësh. Kur Arditi ishte në shkollë, motra e tij e vogël kishte grisur disa prej faqeve të librit, duke luajtur me të. Arditi u mërzit shumë.Si mendon se veproi ai? Po të ishe në vend të Arditit, si do ta zgjidhje këtë situatë?5 Cili është libri i fundit që ke lexuar? Trego përmbajtjen e tij.NE DHE LIBRI1 Më poshtë janë paraqitur kopertinat e disa librave për fëmijë. Keni lexuar ndonjërin prej këtyre librave? A ju ka pëlqyer? Pse? Trego titujt e disa librave të tjerë që ke lexuar. Jeronim StiltonLindur në Miushëri (Ishulli i Miushëve), Jeronim Stiltoni është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuike të Krahasuar.Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Miushëve. Është fitues i shumë çmimeve, ndër të cilët çmimin prestigjoz “Miucer” për lajmin e bujshëm “Misteri i thesarit të zhdukur”. Librat e tij, të përkthyer në 40 gjuhë, janë shitur në më shumë se 25 milionë kopje vetëm në Itali dhe 85 milionë në mbarë botën! Jeronim Stiltoni gjendet edhe në iPad dheiPhone në formë aplikacioni, i shkarkueshëm nga App Store, me udhëtimet e tij fantastike Në Mbretërinë e Fantazisë, aventurat supermiushore të Histori Gazmore dhe Skica me ilustrime.AventurAt e tom SojeritAventurAt e tom Sojeritmark twainPërgjatë brigjeve të Misisipit, Tom Sojeri dhe shoku i tij i pandashëm Hakëlberri Fin e bëjnë të paharrueshme çdo ditë. Maskohen si piratë, zbulojnë një thesar të fshehtë dhe arrijnë t’i shpëtojnë kthetrave të të tmerrshmit Indianit Xho. Edhe pse rrallë e tek bëjnë ndonjë paudhësi, të dy miqtë shpalosin guxim të rrallë dhe dëshmojnë se e kanë zemrën flori.Një klasik i letërsisë i përshtatur nga Jeronim Stilton. Plot ilustrime me ngjyra.AventurAt e tom SojeritÇmimi: 1000 lekë156Flasim

