Page 159 - Demo
P. 159


                                    Cilat janë karakteristikat e muajve të vitit? Ku duken ato në vargje? Cili muaj të pëlqen më shumë? Pse?LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJJanari vjen që t’i thotë vitit: – Mirë se erdhe!Dhe shkurti që t’i thotë borës: – Shkrij!E marsi zogut shtegtar t’i thotë: – Kthehu në çerdhe!Vjen prilli që t’i thotë lules: – Dil!Vjen maji të nderojë punëtorët,Qershori të na skuqë krejt qershitë,Korriku larg në dete të na çojëDhe gushti për të pjekur fiqtë dhe shalqinjtë.Shtatori vjen që të hapë gjithë shkollatTetori për të thënë: - Zhvishuni ju drurë! Nëntori për të skuqur banderolat,Për të ngritur sa më lart flamurët.Dhjetori vjen t’i thotë vitit: – Lamtumirë!Dhe dymbëdhjetë muaj rrjedhin porsi lumë.Ikin e vijnë veç për ty, o bir,Që të të thonë se të dua shumë.Zh. PreverQË TË TË THONË SE TË DUA SHUMËNdahuni në grupe me nga 13 veta. Njëri do të jetë autori, të tjerët një nga muajt e vitit. Autori do të paraqesë muajt njërin pas tjetrit. Secili muaj do të paraqesë karakteristikën e tij, duke shtuar edhe të tjera që lidhen me të. VEPRIMTARI157Lexojmë
                                
   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163