Page 16 - Demo
P. 16
TEKSTI DHE FJALIA KujtojFjalia është një bashkim fjalësh që lidhen nga kuptimi.1 Sa fjali ka pjesa e mëposhtme? A formojnë tekst ato? Pse?Kuzhina ishte e vogël dhe e mbushur plot me orendi, sa s’kishe ku të vije rrotull. Në mes ishte një tryezë e vjetër druri dhe disa karrige rreth e qark. Ivi u ul buzë njërës prej tyre, duke hedhur sytë përqark. Ishte hera e parë që ndodhej në shtëpinë e shokut. 2 Përgjigju pyetjeve të mëposhtme për secilin rast. Gjyshi im rrit bletë. Me to prodhon mjaltë. Kjo është puna e tij. E ka filluar si lojë, por tani i është kthyer në pasion. Çdo ditë ai punon te kosheret e bletëve. Edhe ne kemi dëshirë ta ndjekim pasionin e tij, ndaj e shoqërojmë shpesh te vendi i punës.A janë të sakta këto fjali?A lidhen për nga kuptimi?A formojnë një tekst?Çfarë nuk shkon?Ka punuar shumë që t’ia arrinte kësaj dite. Tani ka dalë për të takuar një mikeshë. Motra ime ka blerë një makinë të re. Ajo ka një ngjyrë të kuqe shumë të bukur.Është mëngjes. Maçoku ka uri. Gjyshi përgatit një përshesh me qumësht për maçokun.MBAJ MENDFjalët nën çdo figurë formojnë fjali. Të gjitha këto fjali lidhen nga kuptimi me njëra-tjetrën. Ato formojnë një tekst.Njohuri për gjuhën14

