Page 160 - Demo
P. 160


                                    SI TË SHKRUAJMË NJË POEZI1 Për të shkruar një poezi, ndjekim hapat e mëposhtëm.Hapi i parë: Në fillim zgjedhim temën. Poezia jonë do t’i kushtohet resë.Hapi i dytë: Për të gjetur fjalët e vargjeve, plotësojmë tabelën e mëposhtme. Si është? Çfarë bën? Çfarë ndiej kur e shikoj?Mbiemra Folje Emocione Reja e vogël, pupëlore etj.zbret, lodron etj. Dëshirë për të luajtur me të.Hapi i tretë: Për të qenë të veçantë, gjejmë përngjasime.Vrojtojmë renë dhe kërkojmë diçka që të ketë të njëjtat karakteristika. Bashkojmë dy elementet me fjalën si ose me foljet duket, ngjan...Reja është e bardhë si dëbora, është kaq e butë, sa duket si kajmak...Hapi i katërt: Lidhim së bashku mbiemrat, foljet, emocionet, përngjasimet dhe përdorim gjithë fantazinë tonë!Re e vogël pupëlorezbret e më merr për dore,për të luajtur në bregore,ku më dukesh si lulebore.2 Plotëso vargjet e mëposhtme.Yjet që shndrisin qiellit,në agim i dorëzohen .Kënaqem kur dal në natyrë,në shkollë kryej çdo .Më e madhja dashuri,nëna është për çdo .3 Në grupe dyshe, shkruani një poezi për njërën nga temat: lulen, topin, çantën, lapsin, klasën, librin, pikturën, muzikën.158Shkruajmë
                                
   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164