Page 162 - Demo
P. 162


                                    DUKE VËSHTRUAR QIELLINAshtu si Gjithësia, ashtu si njerëzit, edhe yjet kanë një histori. Lindja e një ylli ende mbetet një ngjarje shumë e mistershme. Duhet të themi se ajo ndodh në një lloj kapsulegazi dhe pluhuri. Kjo kapsulë, një ditë të bukur, nis e rrotullohet rreth vetes dhe, pak nga pak, merr formën e një disku. Qendra e saj zmadhohet, nxehet dhe ndriçohet përherë e më shumë. Kështu lind një yll!Jetëgjatësia e një ylli varet nga masa e tij. Yjet me masë të madhe jetojnë vetëm disa milionë vjet. Ata kanë një fund madhështor: shpërthejnë si një fishekzjarr i vërtetë! Yjet me masë më të vogël jetojnë gjatë, deri në tridhjetë miliardë vjet.Jetëgjatësia e diellit (që është një yll me masë mesatare) është parashikuar të jetë rreth dhjetë miliardë vjet. Dhe meqë pesë miliardë i ka kaluar, gjendet në mes të ciklit të tij jetësor.Shëno me  ose me . Lindja e një ylli ndodh në një lloj kapsule gazi dhe uji.  Kjo kapsulë merr formën e një katrori.  Qendra e kapsulës nxehet dhe ndriçohet përherë e më shumë.  Yjet me masë të madhe jetojnë vetëm disa mijëra vjet.  Yjet me masë të madhe shpërthejnë si fishekzjarr i vërtetë.  Yjet me masë më të vogël jetojnë deri në tridhjetë miliardë vjet.  Jetëgjatësia e diellit është parashikuar të jetë rreth 5 miliardë vjet. Cilët jetojnë më gjatë: yjet me masë të madhe apo ato me masë të vogël? Pse?A e mendon dot një ditë pa diell? Çfarë mund të ndodhë?Çfarë mendon se do të ndodhë me diellin pas 5 miliardë vjetësh?LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJ Vizato diellin.SHKRUAJFjalë të rejai mistershëm – i panjohur, i fshehtë.kapsulë – cipë si qese.160Lexojmë
                                
   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166