Page 163 - Demo
P. 163
Ku rritet gladiola? Në sa ngjyra mund ta gjejmë atë? Si janë gjethet dhe kërcelli i gladiolës? Si shtohet kjo lule? Ç’gjatësi arrijnë gladiolat? Si lulëzojnë ato? Në çfarë klime rriten? Po ty, a të pëlqejnë gladiolat? Pse? Cila është lulja jote e preferuar? Përshkruaje atë. Shkruaj një pesëvargësh për lulen e gladiolës. Ngjyros gladiolën.LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJSHKRUAJGLADIOLAGladiola është një lule që hijeshon oborret e shtëpive dhe lulishtet. Ajo është në ngjyra të larmishme: e bardhë, e verdhë, portokalli, e kuqe, e purpurt, e gjelbër etj.Bima e gladiolës shtohet me zhardhok. Gjethet e saj janë shpatore me një kërcell gjatësor, ku çelin lule të shumta. Lulëzimi ndodh nga pranvera në vjeshtë.Gladiolat e fillojnë lulëzimin e tyre nga poshtë, gjysmë metri mbi sipërfaqen e tokës, drejt majës. Kështu, në të njëjtin kërcell dhe në të njëjtën kohë, gjejmë lule të çelura plotësisht, pak të lulëzuara dhe, në afërsi të majës, lule të paçelura. Gladiolat arrijnë deri në dy metra gjatësi. Ato janë mjaft të ndjeshme ndaj klimës dhe nuk i përballojnë dot dimrat e ftohtë të disa vendeve, por ia dalin mjaft mirë gjatë muajve të ngrohtë të verës.Fjalë të rejazhardhok – rrënjë e tultë dhe e fryrë si kokërr.Bëni një herbarium me lloje të ndryshme lulesh dhe bimësh që rriten në vendin ku jetoni.VEPRIMTARI161

