Page 166 - Demo
P. 166


                                    Mamuthi leshtor ishte i lartë: pesë metra; tre a katër metra.Gëzofi i mamuthit ishte: i kuqërremtë; i kafenjtë.Mamuthi kishte dhëmbë: të vegjël dhe të gjatë; të mëdhenj dhe të spërdredhur.Mamuthi ushqehej: me bimë; me insekte.Ai jetonte në vende: të ngrohta; të ftohta.Njerëzit e lashtë e vizatuan mamuthin: në faqet e shpellave; në fletore vizatimi.Mamuthin e kanë gjetur të ruajtur më së miri: në akullnajat e Siberisë dhe të Alaskës;  në shkretëtirat me rërë. Sipas teje, pse u zhduk mamuthi si specie?  Nënvizo në tekst fjalët që tregojnë pamjen e jashtme të mamuthit.LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJSHKRUAJMamuthi leshtor ishte tre a katër metra i lartë. Trupin ia mbulonte një gëzof i dendur, i kuqërremtë, që e mbante ngrohtë.Nën lëkurë kishte një shtresë të trashë dhjami, që e mbronte nga i ftohti. Kishte dhëmbë të mëdhenj, shumë të gjatë e të spërdredhur, të cilët mund t’i përdorte për të pastruar dëborën, që të nxirrte bimët me të cilat ushqehej. Jetonte në vendet e ftohta bashkë me ujkun dhe rinocerontin leshtor. Ai është zhdukur si specie nga fundi i periudhës së akullnajave. Ne e njohim mamuthin për dy arsye. Arsyeja e parë është që njerëzit e lashtë e vizatuan në faqet e shpellave. Këto vizatime mbërritën deri në ditët tona. Arsyeja e dytë është që shkencëtarët e kanë gjetur të ruajtur më së miri (përfshi gëzofin dhe pjesët e buta) në akullnajat e Siberisë dhe të Alaskës.D. De MikoMAMUTHIGjeni në internet fotografi të kafshëve të ndryshme, të cilat janë zhdukur me kalimin e viteve, dhe bëni një album me to.VEPRIMTARIFjalë të rejaperiudha e akullnajave –periudha kur sipërfaqja e Tokës ishte e mbuluar me masa akulli.164Lexojmë
                                
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170