Page 168 - Demo
P. 168


                                     Uji ka gërmuar një labirint shpellash dhe tunelesh: mbi tokë; nën tokë. Brenda shpellave ka: skulptura të vërteta; forma me majë të gdhendura nga uji. Uji depërton nëpër shkëmbinj dhe pasurohet: me gëlqere; me kripë. Nga tavani i shpellave varen: stalagmitet; stalaktitet. Nga dyshemeja e shpellave zgjaten: stalagmitet; stalaktitet. Po ti, a ke dëshirë të vizitosh një shpellë të tillë? Pse? Shkruaj fjali, në të cilat të përdorësh fjalët e fjalorit të këtij mësimi.LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJSHKRUAJNJË SKULPTOR: UJIUji që rrjedh nën tokë ka gërmuar një labirint gjigant dhe mahnitës tunelesh dhe shpellash. Studiuesit e shpellave dhe të tuneleve të nëndheshme pohojnë se edhe sot e kësaj dite njohin vetëm një pjesë fare të vogël prej tyre.Brenda shpellave mund të shihen forma të çuditshme dhe me majë. Ato ngjajnë si skulptura të vërteta.Këto “skulptura” i ka gdhendur uji. Ai depërtonnëpër shkëmbinj dhe pasurohet me gëlqere, të cilën e depoziton duke kulluar pikë-pikë.Ato që varen nga tavani i shpellave, janë stalaktitet, kurse ato që zgjaten nga dyshemeja shkëmbore, janë stalagmitet. Këto shpella, të zbukuruara kështu nga natyra, janë sa të mistershme, aq edhe tërheqëse për t’u parë.Fjalë të rejalabirint – kalime e shtigje të ngatërruara, nëpër të cilat mund të dilet diku, por me shumë vështirësi.mahnitës – që të bën shumë përshtypje, të lë pa fjalë.depërton – futet.stalaktite – shtyllëza të gurta që zbresin nga tavani i një shpelle dhe që janë krijuar nga uji gëlqeror.stalagmite – shtyllëza të gurta që ngrihen nga dyshemeja e një shpelle dhe që janë krijuar nga uji gëlqeror.166Lexojmë
                                
   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172