Page 170 - Demo
P. 170


                                    Sa stinë kemi në vendin tonë?Cilat janë karakteristikat e stinës së verës te ne?Çfarë ndodh në Kili dhe Argjentinë kur te ne është verë?Çfarë stine është në Australi kur festohet Viti i Ri?Po në Ekuator, kur vjen stina e verës? Ç’karakteristika ka ajo?Po në vendet polare, kur vjen stina e verës? Ç’mund të thuash për klimën e këtyre vendeve? Cila stinë të pëlqen më shumë? Pse? Të pëlqen të jetosh në vende që i kanë të katërta stinët? Pse? Si mendon se do të ishin ditët e tua, nëse do të jetoje në Ekuator?LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJSTINA E VERËSNë vendin tonë, vera është një nga katër stinët e vitit. Ajo është stina e luleve, e frutave mjaltë të ëmbla dhe e perimeve të freskëta. Është edhe stina e pushimeve. Shkojmë në plazh, lahemi dhe notojmë mbi valë. Por, pushimet verore nuk janë në të njëjtën kohë në të gjithë botën. Kur ne bëjmë pushime verore, fëmijët e Kilit dhe të Argjentinës luajnë me dëborë. Kur ne marrim pushimet e dimrit dhe festojmë Vitin e Ri, në Australi është verë. Dikush nga ju po mendon tani se sa mirë do të ishte sikur të udhëtonte një herë në disa muaj dhe ta kalonte gjithë vitin në vendet ku ka trokitur vera. Ose, se sa mirë do të ishte sikur stina e verës të zgjaste përgjithmonë. E pra, ekziston një rajon i tillë. Ai është Ekuatori, rajoni që ka vetëm një stinë: verën. Atje bën nxehtë gjatë gjithë kohës dhe bie shumë shi.Por, ka edhe vende që nuk e kanë stinën e verës. Pranë poleve, bën ftohtë gjatë gjithë vitit. Deti është i ngrirë dhe toka e mbuluar nga akulli.përshtatje nga enciklopedia Stinët Fjalë të rejarajon – hapësirë ose vend i gjerë, zonë. pole – zona sipër (në veri) dhe poshtë (në jug) globit.Kili dhe Argjentina – shtete në Amerikën e Jugut.Australi – një kontinent i largët. Ekuatori – rripi i vendeve që janë në mes të globit, pra të baraslarguara nga Poli i Veriut dhe nga Poli i Jugut. 168
                                
   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174