Page 172 - Demo
P. 172


                                    TI DHE MJEDISISi duhet të sillemi kur ndodhemi në një park të bukur, në breg të detit apo në mes të një pylli? Pse duhet ta mbajmë pastër atë? Pse nuk duhet të bëjmë shumë zhurmë?Përgjigjet e këtyre pyetjeve i gjen brenda këtyre rregullave të dobishme mjedisore:Në parqe dhe në zonat natyrore është mirë të mbash me vete një palë dylbi dhe një aparat fotografik.Kur je mes natyrës, sillu me mjedisin që të rrethon siç do të doje të silleshin në shtëpinë tënde. Mbeturinat e hedhura andej-këtej janë kartëvizitë e të paedukuarve.Mbaj vesh se sa qetësi është në zonat natyrore. Dëgjo cicërimat e zogjve dhe shoqëroji me zërin tënd. Sodit natyrën dhe përqendrohu te ngjyrat e saj. Mendo ndodhi të gëzuara.Lulet u përkasin livadheve, insekteve, fluturave. Për këtë arsye, nuk duhet t’i këputësh ato. Si do të ndiheshe sikur dikush të vinte në shtëpinë tënde dhe të të këpuste lulet?Nëse shikon ndonjë tufë kafshësh, mos bëj zhurmë. Zhurma i shqetëson ato. Më mirë soditi në heshtje.170Lexojmë
                                
   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175   176