Page 177 - Demo
P. 177


                                    1 Ngjyros me blu numërorët në tekstin e mëposhtëm.Në klasën e Ejonës ka tridhjetë e dy nxënës: dymbëdhjetë djem dhe njëzet vajza. Nga tridhjetë e dy nxënësit vetëm pesë, dy vajza dhe tre djem, janë nxënës të rinj që vijnë për herë të parë në klasën e saj. Ejona ka një shoqe banke, por ka edhe një shoqe të ngushtë në klasë. Ajo së bashku me katër vajza të tjera qëndrojnë pas mësimit për të ndjekur kursin e volejbollit. Shtatë nga djemtë e klasës shkojnë çdo ditë pas mësimit në kursin e futbollit. Vetëm tre nxënës, dy vajza dhe një djalë, shkojnë në kursin e shahut. Të gjithë nxënësit e klasës së Ejonës janë sportdashës. 2 Formo fjali me grupet e fjalëve: dy prej tyre, pesë nga shokët e tij, i shtati, e para, dymbëdhjetë.3 Shkruaj fjali, duke përdorur në secilën prej tyre njërin prej numërorëve: dhjetë, trembëdhjetë, njëzet e shtatë, tetëdhjetë, katër.4 Nënvizo numërorët në pjesën me titull “Duke vështruar qiellin”. Krijo fjali me ta. NUMËRORINë një fermë të vogël jetonte një familje e madhe kafshësh. Ajo përbëhej nga dhjetë pula, dy kuaj, një qen, pesë lepuj, tre derrkucë, dy dele, njëmace dhe shtatë pata.Të gjitha fjalët me ngjyrë të gjelbër tregojnë sasinë e kafshëve të fermës. Ato tregojnë numrin e saktë të tyre. Këto fjalë quhen numërorë.175Njohuri për gjuhën
                                
   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180   181