Page 18 - Demo
P. 18
BLERTA HARROI GËRSHETATBlerta e vogël kishte vënë përpara një fletë vizatimi dhe po mendonte se çfarë mund të vizatonte: maçokun Piso, qenin që po luante me bishtin e vet, dy zogj që po çukiteshin me shoku-shokun apo diçka tjetër. Si vrau mendjen gjerë e gjatë, tha: − Do të vizatoj veten time!Në fillim vizatoi dy qershi, të cilat i ngjyrosi me lapsin e kaltër dhe në mes u vuri nga një pikë të zezë. Mbi to bëri dy harqe të zeza, si harku i ylberit...Poshtë qershive vizatoi dy mollë të mëdha si starkingat e Pogradecit. Në mes të qershive dhe të mollëve vizatoi një si kalem, pingulthi. Poshtë kalemit vizatoi një kuti stërgjatëshe me kapak të hapur dhe e ngjyrosi me bojë trëndafili. Anash mollëve vuri dy petale të mëdha lulesh. Të gjitha këto i qarkoi me një rreth që i ngjante edhe hënës, edhe diellit. Rreth e rrotull qarkut vuri të fluturonin një bletë dhe një flutur krahëshkruar.Kur u kthyen nëna dhe babai nga puna, Blerta e kishte mbaruar vizatimin.Sa pa pikturën e saj, babai pyeti:− Çfarë ke vizatuar kështu, se nuk po e kuptoj?− Kam vizatuar kokën time, − tha Blerta.− Ashtu? – u habitën prindërit.− Po ku i ke sytë, gojën, hundën, veshët? – e pyeti e ëma.− Po vetullat? Po... – e pyeti i ati.− Të gjitha i kam vizatuar, nuk i shikoni? − Po flutura dhe bleta, çfarë duan këtu?Blerta u shkri së qeshuri dhe u tha:− Shikojini mirë dhe do ta kuptoni se kam vizatuar kokën time. Aq më shumë ti babi, që je edhe piktor dhe i bën njerëzit si shkëmbinj. Unë njerëzit i bëj me fantazi.− Po ti nuk je as qershi, as bletë, as...− Që të bindeni se kam vizatuar kokën time, pyesni gjyshen, − u tha Blerta.Babai thirri gjyshen dhe ajo erdhi në çast. Ai e pyeti: − Çfarë ka vizatuar Blerta në këtë fletë?− Kokën e saj, − iu përgjigj 16Lexojmë

