Page 180 - Demo
P. 180
RREGULLAT E JETONIT1 Dëgjo historinë e Jetonit.Andia, Gresa dhe Jetoni po luanin symbyllazi në shtëpi. Duke vrapuar, Jetoni u pengua te tapeti dhe u përplas me cepin e tavolinës aty pranë. Atij iu ça buza. Prindërit e çuan menjëherë në ambulancë ku u mjekua. Pas kësaj, ai tregohet shumë i kujdesshëm për sigurinë e vet dhe të motrave më të vogla në shtëpi. Madje, ai ka shkruar disa rregulla për veten dhe motrat:Mos vrapo nëpër shkallë apo nëpër dhoma.Mos luaj me furnelat dhe mos ndiz shkrepëse ose çakmakë.Mos gëlltit barna pa pyetur dhe mos pi nga shishe që nuk e di saktësisht ç’përmbajtje kanë.Mos prek prizat e korrentit dhe mos përdor aparate elektrike, sidomos kur i ke duart ose pjesë të tjera të trupit të lagura.Mos u zgjat nga parvazet dhe ballkonet.Mos luaj me sende të rrezikshme, si gërshërë dhe thika.2 Diskutoni rreth historisë së Jetonit. Cilën nga rregullat e mësipërme nuk zbatoi ai? Ç’ndodhi si pasojë e moszbatimit të kësaj rregulle? Po më pas, si veproi Jetoni?3 Po ti, si do të veproje nëse do të ishe në vend të Jetonit? A mund të shtosh një rregull tjetër?4 Sipas teje, cila është rregulla më e lehtë për t’u zbatuar? Po më e vështira? Pse?5 Pyet shokët dhe mësuesin/en rreth rregullave që dëgjove. Diskuto për pasojat që mund të sjellë moszbatimi i tyre.6 Trego cilin prej rregullave zbaton në shtëpinë tënde. A të ka ndodhur ndonjë histori e ngjashme me atë të Jetonit?7 Zgjidh një shok ose shoqe për të luajtur në role një situatë, në të cilën ti kujdesesh për sigurinë në shtëpi. 8 Cili është mesazhi që ju komunikon toni i zërit të folësit? Diskuto me shokët rreth tij.178Dëgjojmë

