Page 186 - Demo
P. 186


                                     Në cilin vit u gjet skeleti i Lusit? Ku dhe kur kishte jetuar ajo? Si e kishte ballin Lusi? Po trupin? Me se ushqehej ajo? A i përdorte duart për të ecur? Pse dhëmbët e Lusit ishin shumë të zhvilluar? Çfarë të bëri më shumë përshtypje nga përshkrimi i skeletit të Lusit? Pse? Pse ka rëndësi gjetja e skeletit të Lusit? Përshkruaj Lusin sipas skemës:Kush është? Ku dhe kur ka jetuar?Si ishte pamja e saj e jashtme?Çfarë dinte të bënte?Çfarë hante?LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJSHKRUAJZBULIMI I LUSITNë vitin 1974, në Afrikë, u gjet skeleti thuajse i plotë i një paraardhëseje të njeriut. Paleontologët e quajtën Lusi. Pikërisht nga studimi i skeletit të saj, ata arritën të rindërtojnë pamjen e një paraardhësi të njeriut dhe të kuptonin shumë nga sjelljet e tij.Lusi ka jetuar rreth 4 milionë vjet më parë në Afrikë.Ballin e kishte të ulët dhe harkun e vetullave të dalë. Ishte mbi një metër e gjatë, trupin e kishte të mbuluar me qime dhe i ngjante më shumë një majmuni, sesa një qenieje njerëzore. Lusi ishte në gjendje të ecte me trupin drejt dhe të përdorte duart për t’u mbrojtur. Ushqehej me ato që arrinte të mblidhte: lende, fruta, rrënjë... Tërë këto ushqime duhen përtypur gjatë, prandaj dhe skeleti i saj i ka dhëmbët shumë të zhvilluar.Fjalë të rejaparaardhës – qenie e ngjashme me njeriun që ka jetuar para tij në tokë.paleontolog – shkencëtar që studion kafshët dhe bimët e periudhave të lashta.184Lexojmë
                                
   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189   190