Page 188 - Demo
P. 188
FESTA E HALLOUINIT Më 31 tetor festohet nata e Hallouinit. Kjo natë është festë si për të rriturit, ashtu edhe për fëmijët.Fëmijët dalin në rrugë me maska dhe të veshur me kostume të ndryshme, si skelete, shtriga, fantazma etj. Ata bëhen grupe-grupe dhe shkojnë shtëpi më shtëpi për të kërkuar dhurata të vogla. Zakonisht dhurohen ëmbëlsira, fruta, ndonjë monedhë. Kur nuk marrin gjësend, fëmijët bëjnë rrengje të vogla: derdhin koshin e plehrave para derës, hedhin miell nëpër xhamat e dritareve, i bien ziles dhe largohen etj. Festa e Hallouinit është më: 31 tetor; 13 tetor. Ajo është festë: vetëm për fëmijë; për fëmijë e të rritur. Fëmijët dalin me maska: natën; ditën. Ata trokasin në dyert e shtëpive për të kërkuar: dhurata; lodra. Simboli i festës së Hallouinit është një kungull: me vrima të gdhendura në formë sysh dhe goje; i mbushur me lule. Brenda kungullit vendosen: qirinj; lule. Pjesa e brendshme e kungullit përdoret për të gatuar: kek; akullore. LEXOJ DHE KUPTOJ 186Lexojmë

