Page 19 - Demo
P. 19
Pse nuk e kuptuan prindërit vizatimin e Blertës? Po ti, ke ndier ndonjëherë se nuk të kanë kuptuar? Çfarë ke bërë?gjyshja. – Nuk e kupton? Je edhe piktor! Si nuk e kupton këtë pikturë kaq moderne?− Nuk po e kuptoj. Pa na e shpjego ti, moj gjyshe!− Kur Blerta bie për të fjetur, − nisi të tregojë gjyshja, − unë i këndoj një këngë që ta zërë gjumi. Kjo këngë i thotë: “I ke faqet si mollë edhe sytë si qershi, e ke hundën si kalem edhe gojën si kuti”.Gjyshja mori pak frymë dhe vazhdoi:“I ke veshët si petale, ke fytyrën porsi hënë, edhe ballin si dielli vetë. Pa i them je bletë, pa i them je flutur, sepse është punëtore, sepse është e bukur”.− Mos e zgjat më tepër gjyshe, se tani e kuptuam, − tha babai. – Gjithë lavdërimet që i bën ti, Blerta i paska mbledhur tok në një top të rrumbullakët dhe ka pikturuar kokën e vet.− Sa mirë që e gjete, o bir, − bëri shaka gjyshja.− Të gjitha i gjetët më së fundi, por vizatimi im e ka një të metë, − tha Blerta.− Çfarë? – e pyetën të tre bashkë, gjyshja, nëna, babai.− Kam harruar të vizatoj gërshetat...− Pa vizatoji, − i tha babai. – Si do t’i bësh?− Do të vizatoj dy degë kulpre të thurura si gërshet, − tha Blerta dhe i vizatoi në çast.− Të lumtë! − i thanë gjyshja, nëna dhe babai dhe e puthën në të dyja faqet. Odhise GrilloLEXOJ DHE KUPTOJ Renditi fjalitë përmbledhëse të mëposhtme sipas radhës së kryerjes së veprimeve (vendos numrat nga 1-9). Gjyshja shpjegoi se çfarë kishte vizatuar Blerta. Blerta nuk dinte çfarë të vizatonte. Prindërit dhe gjyshja e përgëzuan. Blerta kishte harruar të vizatonte gërshetat. Në vend të veshëve, Blerta vizatoi dy petale lulesh.Kur erdhën prindërit, e pyetën se çfarë kishte vizatuar.Blerta vendosi të vizatojë veten e saj. Në vend të faqeve vizatoi dy mollë.Në vend të syve vizatoi dy qershi dhe u ndryshoi ngjyrën. Ritrego ngjarjen, duke u mbështetur në fjalitë e mësipërme.REFLEKTOJFjalë të rejapingulthi – në vijë të drejtë nga lart poshtë.degë kulpre – degë nga një bimë me degëzime të holla që përdridhen në një bimë tjetër.17Lexojmë

