Page 190 - Demo
P. 190
Teatri është art i fjalës së folur. Ai krijohet kur një pjesë letrare luhet në skenë, pra e interpretojnë aktorët para publikut. Teatri krijohet nga bashkëpunimi i ngushtë i një grupi artistësh: autori që shkruan skenarin; kompozitori që krijon muzikën, skenografi që merret me dekorin e çdo skene; kostumieri që krijon kostumet që vesh secili prej aktorëve; aktorët që interpretojnë role të ndryshme. Regjisori planifikon, organizon dhe drejton vënien në skenë të një pjese teatrore.Krijimet letrare që përdoren në teatër, quhen pjesë teatrore. Pjesët teatrore janë të ndara në akte ose kohë (p.sh.: akti i parë, akti i dytë etj.). Çdo akt është i ndarë në skena. Skena është një hapësirë e caktuar, në të cilën luhet ngjarja. Ajo mund të ndryshojë kur publiku duhet të kuptojë se ka kaluar shumë kohë, kur hyn një personazh i ri apo kur kërkohet një ambient i ri.Autori që ka shkruar pjesën teatrore është një person që nuk shihet. Ai bën lidhjen e një skene me tjetrën. Sugjerimet që autori i jep skenografit, kostumierit dhe artistëve të tjerë për mënyrën se si duhet ta realizojnë ambientin ose se si duhet të recitojnë disa pjesë, shkruhen me shkronja të pjerrëta.Në çdo skenë, aktorët shkëmbejnë një numër të përcaktuar batutash. Pra, fjalët që thuhen në dialogët teatrorë, quhen batuta.Ku luhet teatri?Cilët artistë bashkëpunojnë për të krijuar një teatër?Kur ndryshon skena? Lidh me shigjetë:aktorët shkruan skenarinautori interpretojnë rolet e ndryshmeskenografi krijon muzikënkompozitori merret me dekoretregjisori krijon kostumet kostumieri organizon dhe drejton çdo gjëLEXOJ DHE KUPTOJ TEATRI Fjalë të rejadekor – orenditë dhe mjetet e tjera që vendosen në skenë për të paraqitur vendin a mjedisin ku zhvillohet ngjarja.sugjerim – këshillë që i japim dikujt se si të veprojë, si ta zgjidhë diçka.A të pëlqen teatri? Pse?Cili të pëlqen më shumë, teatri apo filmi? Pse? REFLEKTOJ Shkruaj titullin e pjesës teatrore që të pëlqen më shumë.SHKRUAJ188Lexojmë

