Page 193 - Demo
P. 193


                                    BUBI KAÇURREL NË SHTËPINË E ÇUFOS Kaçurreli: E kam sjellë unë me vete. (E nxjerr librin nga çanta dhe e vendos në tavolinë.) Ja, po ta lexoj edhe një herë.Çufo: Po, sikur e kuptova. Ja, në fillim do të bëjmë mbledhje.Kaçurreli: Po.Çufo: Ja, t’i mbledhim. Tani po e shkruaj numrin e parë. Dhe numrin e dytë do ta vendos poshtë të parit. (Çufoja shkruan numrat që do të mbledhë njëri poshtë tjetrit.) Tani do t’i mbledh me radhë.Kaçurreli: Ja më në fund. Shumë saktë e zgjidhe ushtrimin. Sa të fillosh të marrësh nota të mira, pastaj do të ëmbëlsohesh vetë. Pasi të njohësh shijen e dhjetës, notat e tjera do të të duken të hidhura. Këshillat që na dha mësuese Mjellma, janë shumë të vlefshme.Çufo: Vazhdojmë me ushtrimin tjetër. U mendova, kjo nuk bëhet. (Çufoja duke u menduar.)Kaçurreli: Pse?Çufo: Do të jenë të dhënat gabim.Kaçurreli: Më jep lapsin dhe ta zgjidhim bashkë hap pas hapi. (Të dy kokë më kokë, duke zgjidhur ushtrimin.)Çufo: Bah, sa e lehtë paska qenë! (Çufoja i gëzuar, duke përplasur duart.)Kaçurreli: Ti je një djalë i zgjuar. Duhet të përqendrohesh pak më shumë. Tani do të zgjidhim problemën.Çufo: Mirë tani do ta marr seriozisht. Sa të fus dy çokollata në gojë të marr fuqi.191Lexojmë
                                
   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196   197