Page 194 - Demo
P. 194


                                    Kaçurreli: Si fillim, lexo problemën me vëmendje.Çufo: Një lepur bleu dy qeska me lajthi. Qeskën e parë e hapi. 50 kokrra i la për reçel. Gjysmën e sasisë që la për reçel, e ndau mes lepurushit e lepurushës dhe tepruan 5 kokrra, që ia dha kanarinës. Sa kokrra lajthi kishin dy qeskat bashkë?Çufo: Po mirë o vëlla. Kjo është kaq e ngatërruar sa unë s’e marr vesh fare. Por për 10 minuta do ta gjej se s’bën. Kaçurreli: Çufo, po punove, s’ka gjë të vështirë. Mos u nxito, që të mos gabosh.Çufo: Ja, e zgjidha! E kontrollojmë një herë!Kaçurreli: Po, të lumtë! Kështu vazhdo, Çufo!Gjyshja: Hapeni një çikë derën. (Vjen gjyshja me tabaka në dorë.)Kaçurreli: Prit, gjyshe, se e hap unë. Gjyshja: Pushoni dhe hani pak kek se jeni lodhur.Çufo: Je gjyshja më e mirë në botë. Apo jo Kaçurrel? Gjyshja ime është një kuzhiniere e shkëlqyer.Kaçurreli: Ti ke një gjyshe të mrekullueshme. Duhet ta bësh krenare atë.Gjyshja: Po largohem fëmijë. Shijojeni kekun dhe mos harroni mësimet.Të dy: Faleminderit, gjyshe! Je njësh! Mirupafshim!përshtatur për teatër nga “Çufoja dhe Bubi Kaçurrel”Shëno me  ose me . Personazhet e kësaj pjese janë: Kaçurreli, Çufoja dhe gjyshja e tij.  Bubin Kaçurrel e priti në shtëpi babai i Çufos.  Kaçurreli shkoi në shtëpinë e Çufos për ta ndihmuar për mësimet.  Ata po mësonin lëndën e historisë.  Problemi i Çufos kishte lidhje me përqendrimin e tij.  Cilin rol do të doje të interpretoje në këtë pjesë? Pse? Po ti, a ke mësuar me ndonjë shok ose shoqe? Na trego.LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJInterpretoni në role këtë pjesë teatrore.VEPRIMTARI192Lexojmë
                                
   188   189   190   191   192   193   194   195   196   197   198