Page 196 - Demo
P. 196
Tregimtari: Atë ditë, në fund të detit, Balena llupëse nuk ndihej fort mirë. Diçka që kishte ngrënë, i kishte shkaktuar një djegie në stomak.Balena: Oh, oh! Ç’dhembje!Kali i detit: Shoqja ime e dashur, Balenë, ç’paske kështu? Ndihesh keq?Balena: Ndihem e ligështuar dhe s’kam fuqi të ngjitem në sipërfaqe!Tregimtari: Kali i detit vrapon pa humbur kohë të thërrasë doktorin, Peshkun Çekiç.Kali i detit: Shpejt, nxito doktor! Balena ndihet keq. Është zbehur e tëra si kandil deti!Doktori: Po vij me një frymë! Balenë, hape gojën dhe të shohim çfarë ka që nuk shkon. Tregimtari: Balena e hapi gojën, por asgjë nuk dukej.Doktori: Për të gjetur shkakun e dhimbjes duhet hyrë brenda në bark.Peshku Fener: Unë mund të rrezikoj e të hyj brenda me dritën time!Peshku Pilot: Unë mund t’ju udhëheq në eksplorimin që do të kryeni, që të mos rrezikoni të humbni rrugën.Peshku Gjilpërë: A mund të vij edhe unë? Mund të keni nevojë për mua. Një gjilpërë gjithnjë mund të shërbejë për diçka!Peshku Fener: Balena është llupëse e madhe dhe nuk e di që duhet të tregohet e kujdesshme për atë që gëlltit. Këtu ka shumë plehra!Peshku Pilot: Ja se çfarë e ka shkaktuar plagën: kapaku i mprehtë i një konserve domatesh! Çfarë mund të bëjmë, doktor?Doktori: Është e nevojshme të qepet plaga, kështu dhimbja do të kalojë.BALENA DHE MIQTË E SAJ194Lexojmë

