Page 197 - Demo
P. 197
Peshku Gjilpërë: Merrem unë me këtë! Me një fill spangoje, për dy minuta do të bëj një qepje të mirë.Tregimtari: Sapo dolën ata të tre, Oktapodi futi tentakulat e tij brenda Balenës dhe nisi të nxirrte jashtë tërë mbeturinat.Oktapodi: Sa shumë pisllëqe paska gëlltitur kjo llupëse! Pa shiko pak: kuti, qese plastike, teneqe... madje edhe një çelës!(Mbërrin një grup delfinësh që nisin të luajnë me kutitë dhe mbeturinat e tjera që u gjetën në barkun e balenës.)Delfinët: Ej! Hidhe këtu... ma paso mua... Unë po e rrotulloj. Unë do ta shtyj drejt dallgëve... Ja, po e gjuaj me pendën e notimit, gooool!!!!Tregimtari: Delfinët i hodhën mbeturinat mbi anijen që i kishte flakur në det atë ditë. Balena ndihej më mirë dhe i falënderoi miqtë.Balena: Të dashur miq! Më ndihmuat kur isha në vështirësi dhe për këtë do t’ju jem mirënjohëse tërë jetën. Ju falënderoj edhe në emër të detit, që më në fund iu kthye pastërtia dhe shkëlqimi i dikurshëm! Sa personazhe shfaqen në këtë pjesë teatrore? Cilat janë ato? Ku zhvillohet ngjarja? Sa batuta thuhen nga secili personazh? Cili është problemi në këtë pjesë teatrore? Si zgjidhet ky problem? Balena falënderoi miqtë për ndihmën që i dhanë. Po ti, a i falënderon miqtë e tu kur të ndihmojnë? Pse? Po ti, si kujdesesh që të mos e ndotësh detin?Shkruaj dy mesazhet që përcjell kjo pjesë teatrore.LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJSHKRUAJ Bashkë me mësuesen organizoni një veprimtari për të pastruar bregun e lumit/liqenit/detit që keni më pranë.VEPRIMTARI195Lexojmë

