Page 198 - Demo
P. 198
GJYQTARI I ZGJUARSa personazhe marrin pjesë në secilën skenë? Cilët janë ata? Ku zhvillohet secila skenë?Kush është personazhi kryesor në secilën skenë? Ç’mund të thuash për të?Të duket zbavitës dialogu? Pse?Cili është problemi i kësaj pjese?Si zgjidhet ky problem? LEXOJ DHE KUPTOJ Akti i parë, skena e parëTregtari: Eja dhe shiko, moj ime shoqe, sa kam fituar.Gruaja: Qenkan tërë ato para, futi shpejt në sirtar. (Një shërbëtor i fshehur pas perdes e pa se ku i fshehu paratë. Kur bashkëshortët ishin në gjumë, hyri në dhomë dhe i grabiti ato.)Akti i parë, skena e dytë(Në mëngjes.)Tregtari: Eja grua, nxito, eja të shohësh! Paratë nuk janë në sirtar... i kërkova aty dhe në gjithë shtëpinë, por nuk i gjeta…Gruaja: Mund t’i ketë marrë njëri nga shërbëtorët, po kush?Tregtari: Do ta kallëzoj vjedhjen te gjykatësi, i cili do ta gjejë se kush është fajtori.Akti i dytë, skena e parë(Në gjykatë, para gjykatësit janë të gjithë shërbëtorët.)Gjykatësi: Nga ato që dëgjova, tani e di se mes jush është një hajdut. Për ta zbuluar njëherë e mirë atë, do të më ndihmojnë këta shkopinj magjikë.(U jep të gjithë shërbëtorëve nga një shkop.)Gjykatësi: Secili nga ju duhet të bëjë diçka shumë të thjeshtë, të mbajë sot shkopin magjik. Nesër në mëngjes, secili do të dorëzojë shkopin magjik që i kam dhënë. Nëse shkopi ka ndenjur me një njeri të ndershëm, nesër do të jetë njëlloj siç e shikoni tani. Ama, nëse e ka prekur një hajdut, ai nesër do të bëhet më i gjatë se shkopinjtë e tjerë, ja kaq. (Tregon mirë me duar gjatësinë.)196Lexojmë

