Page 20 - Demo
P. 20


                                    TEKSTI DHE PARAGRAFIKujdes!Çdo paragraf fillon me kryeradhë.MBAJ MENDNë tekstin e mësipërm pjesët e ndara me ngjyra, janë paragrafë. Paragrafët lidhen me njëri-tjetrin sipas kuptimit.Lexo tekstin e mëposhtëm dhe vështro pjesët në të cilat është ndarë ai. Në kohën e pushimeve verore, sheshi i lagjes shndërrohej çdo pasdite në një fushë loje. Fëmijë të të gjitha moshave mblidheshin aty dhe organizonin lojëra nga më të ndryshmet. Thirrjet e tyre të gëzueshme ngriheshin deri në qiell. Më të vegjlit shpesh e përshkonin fushën ku të mëdhenjtë luanin me top. Atëherë, britmat e kundërshtimet e atyre që luanin, ngriheshin lart dhe mbytnin thirrjet e gëzueshme. Loja, që ndoshta kishte arritur çastin përfundimtar, ndërpritej. Por kapiteni i njërës skuadër, e gjente menjëherë rrugën e zgjidhjes dhe kthente qetësinë në fushë. Loja vazhdonte.Pas këtyre orëve të gëzueshme, që mbushnin plot hare pasditet e pushimeve, lojtarët e vegjël e të rinj ktheheshin në shtëpitë e tyre. Nënat u kishin përgatitur darkën, që lodhja dhe uria e bënte më të shijshme.Njohuri për gjuhën18
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24