Page 200 - Demo
P. 200


                                    1 Dëgjo pjesën teatrore duke mbajtur shënime për çështjet më interesante.Akti 1, skena 1(Dhelpra dhe lejleku bisedojnë në pyll. Ata i premtojnë miqësi njëri-tjetrit. Me këtë rast, dhelpra vendos të shtrojë një darkë për mikun e saj.)Dhelpra: Jam shumë e lumtur që kam një mik si ti. Sonte do të gatuaj një darkë të shijshme. Të pres që të hamë së bashku.Lejleku: Ndihem i nderuar nga ftesa jote. Do të vij me kënaqësi.Akti 1, skena 2(Lejleku pranë shtëpisë së dhelprës. Nuhat në ajër aromën e gjellëve.)Lejleku: Mmmm, sa aromë e mirë! Një darkë e shijshme po më pret. Nuk po humb më kohë. (troket në derë)Dhelpra: Urdhëro, mik i shtrenjtë! Mirë se erdhe!Lejleku: Mirë se të gjeta!Akti 1, skena 3(Tavolina e shtruar dhe dy karrige bosh.)Dhelpra: Urdhëro, ulu. I kam mbaruar përgatitjet, ndaj mund të bisedojmë dhe të hamë qetësisht.Lejleku: Faleminderit, po qenke munduar!Dhelpra: Për një mik si ti, nuk ndiej lodhje. (i zgjat pjatën me gjellë)DHELPRA DHE LEJLEKU198Dëgjojmë
                                
   194   195   196   197   198   199   200   201   202   203   204