Page 201 - Demo
P. 201


                                    Lejleku: (e nuhat) Të lumshin duart, duket shumë e mirë. (Fut sqepin në pjatë, por nuk mund të hajë dot, sepse pjata është e cekët.) Dhelpra: Supa qenka bërë vërtet e mirë! (E shikon me dinakëri lejlekun që nuk ha dot dhe vazhdon të shijojë ushqimin.)Lejleku: (me ton përqeshës) Po, po, u kënaqëm! Nesër je e ftuar në shtëpinë time, do të gatuaj unë për ty.Dhelpra: (e habitur) Faleminderit, por nuk është nevoja.Lejleku: Ngul këmbë, një shoqe si ti nuk është e lehtë ta gjesh.Akti 2, skena 1(Dhelpra pranë shtëpisë së lejlekut. Nuhat në ajër aromën e gjellëve.)Dhelpra: Mmmm, sa aromë e mirë! Lejleku s’e paska kuptuar që e vura në lojë. Pa u vonuar më, po futem brenda. (troket në derë)Lejleku: Urdhëro, mike e shtrenjtë! Mirë se erdhe!Dhelpra: Mirë se të gjeta!Akti 2, skena 2(Tavolina e shtruar dhe dy karrige bosh.)Lejleku: Urdhëro, ulu. Kam gatuar peshq. (i zgjat një qyp plot me peshq)Dhelpra: Të lumshin duart!Lejleku: Provoje njëherë, pastaj më thuaj të lumshin duart.Dhelpra: (e nuhat) Nga aroma, duket shumë e mirë. (Provon të futë turirin në qyp, por nuk ia nxë. E kap qypin me të dyja duart dhe i ngec koka brenda.)199Dëgjojmë
                                
   195   196   197   198   199   200   201   202   203   204   205