Page 202 - Demo
P. 202


                                    Lejleku: Ç’bëre kështu, moj mike?Dhelpra: (duke bërtitur) Të lutem, më shpëto! Më shpëto se nuk do të tallem më me ty. Nuk do të tallem më as me ty, as me ndonjë shok tjetër. (përplaset andej-këndej duke ecur nëpër dhomë.)përshtatur për teatër nga fabula “Dhelpra dhe lejleku”2 Diskutoni rreth pyetjeve: Cilat personazhe shfaqen në këtë pjesë teatrore? Sa akte ka kjo pjesë teatrore? Sa skena ka secili akt?Ku zhvillohet ngjarja në secilën prej skenave?Si përfundon pjesa? Ç’mësove prej saj?Të pëlqeu dramatizimi i kësaj pjese? Pse? Cili nga personazhet të pëlqen më tepër? Pse?Ç’mendim ke për zërin e aktorëve? A të komunikon toni i zërit të dhelprës një mesazh të ndryshëm nga fjalët e saj? Provo të imitosh zërin e dhelprës.Po muzika që shoqëron lojën e personazheve, si të duket? Si është muzika kur dhelprës i ngec koka brenda në qyp?3 Tregoje ngjarjen duke e ilustruar me hollësi nga teksti.4 Dallo hyrjen, zhvillimin dhe fundin e pjesës teatrore.5 Diskuto me shokët e shoqet dhe krijo një mbyllje tjetër për këtë histori.6 Me ndihmën e mësueses dhe të ndarë në grupe dyshe, interpretoni në role këtë pjesë teatrore.7 Ke qenë ndonjëherë në Teatrin e Kukullave? Cilën pjesë teatrore ke parë? Na trego për personazhet, skenën, zërin e aktorëve dhe muzikën që shoqëronte ngjarjen.8 Po ti vetë, a ke marrë pjesë si aktor në ndonjë pjesë teatrore? Na trego për të.200 Dëgjojmë
                                
   196   197   198   199   200   201   202   203   204   205   206