Page 204 - Demo
P. 204


                                    Bajamja: Sa shumë paskam fjetur! (fërkon sytë, shtriqet)Pjeshka: Edhe unë si ti… (fërkon sytë, shtriqet)Molla: Pashë në ëndërr të ftohtin dhe acarin. Mendova se më e keqja do të ndodhte…Pjeshka: Nuk ishte ëndërr. Ashtu përgjumësh, dëgjova erën që fishkëllente dhe shiun që binte.Bajamja: Një ditë, hapa pakëz njërin sy dhe pashë se gjithçka përreth ishte e bardhë. Mendova se i kisha çelur lulet. (hap sytë nga habia)Molla: Kishte rënë borë.Bajamja: Miq, e dëgjoni këtë këngë?Dallëndyshja: Ciu, ciu, ciu! (duke lëvizur krahët)Molla: Është dallëndyshja! Nëse ka ardhur ajo, ka ardhur edhe pranvera!Pjeshka: Nuk e ndieni sa ngrohtë është?Bajamja: Nuk e shihni sa i kthjellët është qielli? Duket sikur sapo është pastruar.Molla: Edhe uji i shiut është i ngrohtë. Nuk të bezdis kur bie.Bajamja: Do të thosha se ka ardhur koha për të çelur lulet…Molla: Po sikur një ditë të kthehet i ftohti i shëmtuar?Pjeshka: Po sikur të na mbulojë sërish bryma?Bajamja: Sa frikacake jeni!ÇELJA E LULEVESa personazhe marrin pjesë në këtë skenë? Cilat janë ato?Përse bisedojnë personazhet e kësaj pjese?Nga se kishin frikë ato?Si e kapërcyen frikën personazhet tona? Ç’kanë të përbashkët personazhet e kësaj pjese?Pse i përplas duart fëmija në fund të pjesës?LEXOJ DHE KUPTOJ 202Lexojmë
                                
   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207   208