Page 205 - Demo
P. 205


                                     Nga toni i batutave ky tekst teatror të duket: i gëzueshëm; serioz. Cilin rol do të doje të interpretoje në këtë pjesë? Pse? Shkruaj emrat e pemëve në tekst, sipas radhës së çeljes së luleve.REFLEKTOJSHKRUAJPjeshka: Nuk jemi frikacake. Jemi të kujdesshme.Molla: Nëse bryma i prish lulet tona, s’do të bëhen frutat… s’do të bëhen mollët!Pjeshka: As pjeshkët!Dallëndyshja: Ciu, ciu, ciu! (duke lëvizur krahët)Bajamja: E di që bryma është e rrezikshme, por, a nuk e dëgjoni dallëndyshen? Duket sikur na fton për të çelur lulet!Pjeshka: Është e vërtetë. Edhe unë kam dëshirë ta përshëndes diellin me lulet e mia ngjyrë trëndafili.Molla: Nëse ju i çelni lulet, do t’i çel edhe unë.Dallëndyshja: Ciu, ciu, ciu! (duke lëvizur krahët)Bajamja: Motra, shikoni: sythat e mi po çelin. Çelini edhe ju sythat, përshëndeteni diellin: një, dy, tre!Pjeshka: Sa e bukur je moj motër, krejt e bardhë! Edhe unë dua t’i çel lulet! Një, dy, tre!Molla: Sa e bukur je moj motër, krejt e trëndafiltë! Edhe unë dua t’i çel lulet! Një, dy, tre!Një fëmijë: Lulet e pemëve paskan çelur! Duken si re të vogla të parfumuara. Sa bukur!(përplas duart nga kënaqësia)Di Maria Interpretoni në role këtë skenë.VEPRIMTARIKërko në fjalor për të gjetur kuptimin e fjalëve me ngjyrë të kuqe.203Lexojmë
                                
   199   200   201   202   203   204   205   206   207   208   209