Page 206 - Demo
P. 206


                                    NJË TEKST PËR TEATËRPlotëso kërkesat, pasi të kesh lexuar përrallën e mëposhtme.Tri fluturatPranvera erdhi. Është stina kur fluturave u pëlqen të fluturojnë e të ndalen mbi lulet erëmira. Flutura e bardhë, flutura e kuqe dhe flutura e verdhë ishin shoqe shumë të mira. Ato po luanin së bashku në diell, duke fluturuar nga njëra lule në tjetrën.Por, pas pak dielli, dielli i bukur i artë, u errësua: filloi të binte shi dhe tri fluturat po lageshin.Atëherë shkuan te një zambak i bardhë dhe i thanë:– Zambak i bukur, hapi petalet që të mund të hyjmë brenda dhe të mbrohemi prej shiut.Zambaku u përgjigj: – Do t’i hap petalet vetëm për fluturën e bardhë.Flutura e bardhë ia ktheu: – Jo, jo, nëse nuk pranon shoqet e mia, as unë nuk do të vij te ti.Ndërkohë që vazhdonte të binte shi, tri fluturat shkuan te një trëndafil i kuq dhe i thanë:– Trëndafil i bukur, hapi petalet që të mund të hyjmë brenda dhe të mbrohemi prej shiut.Trëndafili u përgjigj: – Do t’i hap petalet vetëm për fluturën e kuqe.Flutura e kuqe ia ktheu: – Jo, jo, nëse nuk pranon shoqet e mia, as unë nuk do të vij te ti.Pasi u larguan nga trëndafili i kuq, tri fluturat shkuan te një tulipan i verdhë dhe i thanë:– Tulipan i bukur, hapi petalet që të mund të hyjmë brenda dhe të mbrohemi prej shiut.Tulipani u përgjigj: – Do t’i hap petalet vetëm për fluturën e verdhë.Flutura e verdhë ia ktheu: – Jo, jo, nëse nuk pranon shoqet e mia, as unë nuk do të vij te ti.Përtej reve, dielli kishte parë se sa shoqe të mira ishin fluturat dhe se sa e donin njëra-tjetrën. Atëherë largoi menjëherë renë dhe një ylber i bukur shndriti në qiell. Fluturat rrahën krahët dhe u nisën të fluturonin të lumtura sa në një fushë në tjetrën, sa në një lule në tjetrën.204Shkruajmë
                                
   200   201   202   203   204   205   206   207   208   209   210